Fitore në limite, Partizani hedh pas krahëve zhgënjimin europian (VIDEO)
Maguette në kohën shtesë i jep tre pikët e para sezonale Partizanit në duelin kundër Laçit. Lodhja e nxitur nga sfida europiane e vështirësoi misionin e të kuqve që në kryeqytet derdhën shumë djersë për të kaluar kurbinasit dhe ishte mesfushori nga Senegali që riktheu buzëqeshjen në kampin e kuq pas eleminimit të vështirë nga Europa (GOLI).
Në kompleksin e “Demave” ndeshja nisi vrullshëm për miqtë që kërkuan të përfitonin nga lodhja që kishte shkaktuar sfida me Astana-n për skuadrën e Zoran Zekic po dalëngadalë ekipi vendas mori masat dhe fitoi terren.
Kërcim i fuqishëm me kokë nga Maguette që dogji në kërcim Silvan dhe nxezi festën në shtëpinë e kampionëve që e lënë Laçin në kuotën 1 pikë pas dy ndeshjeve të para ndërsa Partizani do të rikuperojë edhe sfidën e shtyrë të javës së parë me Teutën.
