Aksidenti i frikshëm i Bagnaia-s, shikoni si reagon e fejuara e kampionit të botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2023, 15:59
Pecco Bagnaia mund të kishte përfunduar shumë keq pasi u shtyp nga motori i një kolegu në pistën e Katalonjës dhe momentet e para ishin vërtet të frikshme dhe të mbushura me ankth.

Kjo është e fejuara e pilotit italian, Dovizia Castellini, e cila ishte në pritje të lajmeve nga pista ku mjekët po kujdeseshin për pilotin e Ducatit. Një nga drejtuesit e skuadrës italiane përpiqet ta qetësojë por në të tilla raste është shumë e vështirë pasi frika është dominuese.
Gjithsesi, tashmë të gjithë mund të jenë më të qetë pasi mjekët kanë përjashtuar frakturën në këmbë dhe piloti mund të rikthehet në pistë që në garën e radhës. Një mrekulli ie vërtetë nëse shikoni dinamikën e aksidentit.

