Asllani e cilëson Cuadradon një “palaço” dhe në Itali plas menjëherë polemika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2023, 12:23

Ish-mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado, aktualisht pjesë e Interit dhe lojtari shqiptar, Kristjan Asllani janë vënë në qëndër të një polemike që nuk ka lidhje me kolumbianin por me lojtarin shqiptar.
Pas suksesit 4-0 në ndaj Fiorentinës, Cuadrado ka publikuar një foto me Lautaron të cilit i dhuroi edhe topin e golit të dytë të argjentinasit.
Mes shumë urimeve ka ardhur edhe komenti i Kristjan Asllanit që ka ngjallur shumë polemika. Një figurë që personifikon “palaçon” shoqëron postimin ku Cuadrado shkruan se të rëndësishme janë 3 pikët.
Një veprim nga ana e Asllanit që ka ngjallur shumë polemika në ambjentin zikaltër pasi tifozët nuk e kanë pritur mirë postimin e mesfushorit shqiptar.

