“Arbitrat po na shkatërrojnë punën që bëjmë përditë”

“Arbitrat po na shkatërrojnë punën që bëjmë
Gjeniu i mesfushës së Lazio-s, Luis Alberto në fund të ndeshjes së fituar me Napolin ku shënoi edhe një gol spektakolar, nuk kursehet ndaj arbitrave që sipas tij kushtëzuan edhe sfidën e së shtunës në darkë.

“Kjo javë nuk ka qenë aspak e lehtë për mua dhe skuadrën pas dy rezultateve zhgënjyese por në Napoli zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Gjithsesi, nuk mund të luhet me të tillë arbitra. Nevojiten arbitra me personalitet. Ata po vrasin punën që ne bëjmë gjatë gjithë javës. E them këtë sepse fituam sepse përndryshe do të dukej si justifikim. Nuk po flas më shumë sepse mund të më skualifikojnë”.