VIDEO/ Ariu me vogëlushët e saj shëtit në rrugët e fshatit italian, por vritet nga frika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 09:25
Një arushë e murrmë së bashku me dy vogëlushët e saj ka befasuar banorët e fshatit San Sebastiano Dei Marsi, në Lazio të Italisë.
Por pak ditë pas xhiros në rrugët e fshatit, mësohet se ariu nënë është qëlluar për vdekje nga një burrë me pushkë, i cili u tha rojeve të parkut se ishte i frikësuar, pasi kafsha u afrua në tokën e tij.
Kreu i komunës, Marco Marsilio, tha: "Vrasja ishte "e pakuptueshme" dhe "një akt shumë serioz kundër të gjithë rajonit që na lë me dhimbje dhe zemërim".
Akoma po hetohet për vendndodhjen e këlyshëve, dhe më pas të merret një vendim se çdo të ndodhë me to.
View this post on Instagram
