Merr flakë një pallat në Fier, ja çfarë ka ndodhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2023, 08:47
Një banesë është përfshirë nga zjarri në katin e tretë të një pallati 5-katësh. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikese të cilat kane bere te mundur neutralizimin e flakeve.
Fatmiresisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.


