Mecini mbetet në burg, akuzohet për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit

Gjykata e Sarandës ma lënë në burg Albi Mecinin i cili akuzohet nga prokuroria e këtij qyteti për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit. Prej muajit Prill  ata konsiderohen të zhdukur.

Përballë gjyqtarit të çështjes Alban Vecani dhe prokurores Esmeralda Basho seanca zgjati vetëm 30 minuta. Mësohet se i akuzuari nuk ka pranuar të flasë.

Mecini u zbulua se ishte pjesë e rrëmbimit të dy personave pas gjurmëve të gjetura në makinën që ata u morën në Sarandë dhe në banesën ku dyshohen se u mbajtën.

Por edhe pas arrestimit 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me Theodhorin dhe Sullollarin. Së bashku me të janë dhe dy persona në kërkim për të njëjtën ngjarje.

Një ditë më parë ai doli para gjykatës së Fierit ku u la në masën e arrestit me burg me akuzën e “Trafikimit të armëve dhe të municionit” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Ai u ndalua me 21 kg lëndë plasëse më shpërthim me telekomandë.  Përmes avokatit ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me eksplozivin dhe se ishte rastësisht në vendin ku u gjet.