Përfshihet nga flakët makina në Himarë, dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 22:51
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, Himarë, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen XH. B., 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Patrulla e Policisë dhe Zjarrëfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndi elektrike në baterinë e automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
