Lezhë, 3807 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore në gusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 18:56
Policia Rrugore e Lezhës gjatë gushtit ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës si dhe për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia e Lezhës njoftoi se kontrollet u kryen duke përdorur monitorimet me dron e kamera nga shërbimet policore dhe të pauniformuara si dhe kontrollet në terren me radarë, dragera e makina inteligjente.
