Zgjerimi përplas të mëdhenjtë, Borrell bën thirrje: 10 shtete të bëhen gati për anëtarësim
Krerët e Bashkimit Evropian vijojnë të përplasen në distancë mes tyre sa i përket zgjerimit të unionit.
Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme Joseph Borrell u rreshtua krah Charles Mishel dhe Oliver Varhelyt për një zgjerim të BE në Ballkanin perëndimor, ndërsa kundër vijon të jetë Presidentja e Parlamentit Europian, Ursula Von Der Leyen!
Brenda Institucioneve të larta të Bashkimit Europian duket se ka ende përplasje sa i përket zgjerimit.
Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian Joseph Borrell ka thënë të premten se unioni duhet të përgatitet për tu shtuar me 10 anëtarë të rinj.
Përkundër kundërshtisë për zgjerimin në një afat deri në 2030 të Presidentes së Parlamentit europian, Ursula Von Der leyen, Borrel është rreshtuar në krah të Presidentit të Këshillit Charles Mishel dhe Komisionerit për zgjerim Oliver Varhely.
“Unë mendoj se lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral që është përshpejtimi i procesit të zgjerimit, i cili është sigurisht një proces i bazuar në merita. Një shtet do të bëhet anëtar kur të plotësojë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë, mendoj se është mirë të kemi një objektiv politik – një horizont – për t'i dhënë një shtysë politike procesit. Dhe gjithashtu, për ne – sepse po, edhe ne duhet të përgatitemi për një zgjerim që mund të shtojë 10 anëtarë të tjerë në Bashkimin Evropian.“
Sipas Përfaqësuesit të lartë Presidenca spanjolle ka propozuar që të mbahet një takim ministror së bashku me ministrat e Ballkanit Perëndimor dhe ai do të mbahet në fund të muajit tetor.
Kryeministri i Kosovës Albn Kurti dhe Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç pritet të takohen me 14 shtator, me ftesën e Borell.
Sinkron: Më 14 shtator, do të organizoj një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si lehtësues i këtij dialogu për të kërkuar zgjidhje.
Çështja e zgjerimit ka nxjerrë hapur debatet brenda zyrtarëve të lartë të BE, edhe pse një përplasje mes dy personave më të rëndësishëm Presidentes së Parlamentit Ursula Von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Charles Mishel është artikuluar shpesh nga mediat europiane.
