Harroi gjellën në zjarr dhe doli jashtë banesës, shkrumbohet nga flakët apartamenti në Lushnje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 15:12
Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Lushnje, ku një hyrje ka marrë flakë dhe është shkrumbuar plotësisht, pasi e moshuara kishte harruar bombolën ndezur pas gatimit.
Mësohet se flakët rrezikonin gjithë ndërtesën dhe ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses ka bërë izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në pallati 5 katësh në qendër të Lushnjes pranë shtëpisë muze të Kongresit.
E moshuara ndodhej jashtë banesë kur kjo e fundit është përfshirë nga flakët, ndërsa kanë qenë banorët e tjerë ata që të alarmuar kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Si pasojë e flakëve, banesa e të moshuarës është shkrumbuar plotësisht.

