Skandal në Spanjë, kore homofobe kundër Unai Simón
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2023, 12:42

Portieri i Athletic Club, Unai Simón është bërë kryefjalë në Spanjë pasi gjatë transfertës në Pamplona kundër Osasunas, ai u vendos në shenjëster të tifozëve kundërshtarë.
Gjatë gjithë kohës, në adresë të tij vërshuan kërcënime dhe kore himofobe, ndërsa skuadra baske triumfoi 2-0 falë golave të Iñaki Williams e Guruzeta. Telekamerat e programit “El Día Después” kanë regjistruar një moment ku tifozët vendas sulmonin portierin e Kombëtares së Spanjës.
“Duhet të vdesësh, bir k...homoseksual”.
Ishin këto disa nga fjalët e mbështetësve të Osasunas në adresë të Simon. Federata ka nisur hetimet dhe pritet të marrë një masë shembullore ndaj klubit të kuq.
