HARTA/ 93 ha tokë e shkrumbuar, izolohen flakët pranë Kishës së Laçit, 1 vatër aktive dhe 1 i arrestuar. Dyshohet se ...

Vatra e zjarrit që ka rënë pranë kishës së Shën Antonit në Laç është izoluar, por ka ende një vatër aktive, e cila po mbahet në monitorim nga Forcat e Armatosura.

Deri më tani ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e djegur nga zjarri, i cili falë ndërhyrjes nga ajri nuk preku objektin e kultit.

NJOFTIMI I PLOTË I SITUATËS

 

HARTA/ 93 ha tokë e shkrumbuar, izolohen flakët pranë Kishës
Harta e zonës së përshkuar nga zjarri, rreth 93.7 ha.

 

Qarku Lezhë - Informacion i detajuar për zjarrin në kodrat e qytetit të Laçit, Njësia Administrative Laç, Kurbin

Zjarri është kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht dhe shkurre shqope, mare, dëllinjë, etj.

Data: 22.08.2023

Ora fillimit: 15:30

Ora mbarimit: vazhdon

Data:

Qarku: Lezhë.

Bashkia: Kurbin

Njësia Administrative Laç

Qyteti Laç

Zona: Në kodrat në Veri dhe Verilindje të qytetit të Laçit, në një masiv me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dëllinjë, etj.

Sip. përshkruar: rreth 93.7 ha m²

Sip. E djegur: e pacaktuar për momentin

Lloji i sipërfaqes: Sipërfaqe me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë

Humbje jete: s’ka

Lëndime: s’ka

Forca të Armatosura: 140

Mjete Zjarrëfikse të FA: 2+ personeli përkatës

Helikopteri CUGAR i FA ka kryer rreth 3 orë fluturime dhe ka bërë 45 rrugë, kryesisht puna e të cilit bëri të mundur që zjarri të mos arrinte në objektin e kultit “Kishën e Shën Antonit”, Laç

Forca Policore: 60 forca (Komisariati Kurbin, Drejtoria e Qarkut Lezhë, FNSH)

Forca Zjarrëfikse: 36

Mjetezjarrëfikese:  9 (2 Kurbini, 2 Tirana, 1 Kamza, 1 Kruja, 1 Lezha, 1 Mirdita, 1 Mati)

Urgj. Mjekësore: s’ka,

Forca Vullnetare:  27 nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile, si dy auto-ambulanca

Forca Bashkiake në total 22 h0 veta

Dëme në njerëz nuk ka.

HARTA/ 93 ha tokë e shkrumbuar, izolohen flakët pranë Kishës

Vlera e dëmit ekonomik: E pa përcaktuar.

Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dellinjë

Shkaku i zjarrit: Mendohet i qëllimshëm.

Të ndaluar: 1 person.

HARTA/ 93 ha tokë e shkrumbuar, izolohen flakët pranë Kishës

Aktualisht, zjarri është izoluar, ka vetëm një vatër aktive të dukshme, dhe po mbahet nën monitorim nga FA, forcat e MZSH, Policia e Shtetit, forcat Bashkiake.

Operacioni po drejtohet nga Drejtori i Shërbimit të MZSH Kurbin

Për nesër në varësi të situatës mund të kërkohet përsëri ndërhyrje nga ajri, Gjithashtu është e domosdoshme që efektivët e FA siç kanë qenë sot të jenë dhe nesër, pasi sipërfaqja e zjarrit është shumë e madhe.

Operacioni po ndiqet nga afër nga Prefekti i Qarkut, zoti Gjergj Prendi, N/Prefekti Kurbin dhe sektori MC në Institucionit të Prefektit të Qarkut.

Në vendngjare sot ka qenë Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Arben Kingji, Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, zoti Haki Çako, etj.

 

HARTA/ 93 ha tokë e shkrumbuar, izolohen flakët pranë Kishës
Harta e zonës së përshkuar nga zjarri, rreth 93.7 ha.