E rëndë/ Gjendet e pajetë një 12-vjeçare në një kasolle në afërsi të banesës, ja çfarë dyshon policia

Një 12-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Pogradec ditën e sotme. 

Mësohet se e mitura është gjetur e pajetë nga familjarët, në një kasolle në afërsi të banesës së saj.

Nga kontrolli i policisë nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen e rëndë. 

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. 

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.