Tjetër rast/ Plagoset minatori në minierën e Bulqizës, u la para spitalit, dërgohet tek Trauma në gjendje kome

Plagoset 1 minator në minierën e Bulqizës. Minatori është lënë para spitalit.

60 vjecari është dërguar në spital me mjet privat.

Minatori është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kome.

"Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë." - njofton policia. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.