Gjykata e Tiranës cakton arrest me burg për gjermanin e dënuar për skema piramidale me vlerë 28 milionë euro

Gjykata e Tiranës cakton arrest me burg për gjermanin 61-vjeçar të dënuar për skema piramidale me vlerë 28 milionë euro.

Stephan Morgenstem u arrestua ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit.

Ai ka kërkuar këmbimin e lirisë me një garanci prej 2 milionë lekësh.

61-vjeçari me shtetësi gjermane ka dalë ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës. Ai është dënuar nga Gjykata e Seulit me masën “Arrest me burg”, pasi ka mashtruar mbi 2000 persona me skema piramidale.

Në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ai kishte ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit.