Regjistrimi i ashensorëve, domosdoshmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve

Vetëm në tre muajt e fundit u regjistruan 236 ashensorë, pranë Inspketoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), ndërsa janë në proces edhe 30 kërkesa.

Regjistrimi është domosdoshmëri për të siguruar përputhmërinë e ashensorit me kërkesat ligjore.

Ligji 10489 përcakton që çdo ashensor duhet të regjistrohet pranë ISHMT-së para se të vendoset në shërbim, si dhe duhet ti nënshtrohet inspektimeve periodike, sipas afateve të përcaktuara në v.k.m 1056 “Për sigurinë e ashensorëve”.

ISHMT thotë se monitorimi i sigurisë së ashensorëve në përdorim të qytetarëve është një nga prioritetet e saj.