“Fluturoi” me BMW X6 te diga e Liqenit, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Tiranës ka mundur që të arrestojë Eldi Alushi 26-vjeçariin i cili në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinë dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të Liqenit Artificial. 

Sipas policisë ai është arrestuar ditën e sotme rreth orës 15:00, ndërsa është shoqëruar në komisariat për procedurat.

“Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit  BMË X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.” – njofton policia.

Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.