Vlorë/ Zjarr në pikën e grumbullimit të automjeteve, dyshohet i qëllimshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2023, 21:11
Zjarr në një pikë grumbullimi automjetesh.
Nga zjarri janë përfshirë dhjetëra makina jo në gjendje pune. Makinat përdoreshin për pjesë këmbimi. Ngjarja në lagjen “Kushtrimi”.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë për të shuar flakët. Pronari i pikës nuk ndodhet në Vlorë. Paraprakisht dyshohet si zjarrëvënie nga pakujdesia.
