“Ta mendosh të dehur dhe të taposur nga malli bën gabim”, Braçe nxjerr pamjet nga diga e Liqenit: Tipikisht idiot! Ngjiti 15 metra, hoqi dhe targat e iku

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka komentuar aksidentin e pazakontë të ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit.

Braçe e cilëson një idiot dhe thotë se ta mendosh të dehur dhe të droguar bën gabim, pasi ai ka ngjitur 15 metra lartësi e pjerrësi, ka hequr dhe targat e makinës dhe ka ikur.

Sipas tij, tipikisht idiot që ka bërë provë të ngjisë digën me makinë të forti!!

POSTIMI I PLOTË

Duket sikur idioti është limiti; por ka shumë se idioti, është ky!

BMW mbi digën e liqenit, aty ku prej mëngjesit herët në mbrëmje ka veç këmbësorë e çiklistë!!

Domethënë ka ngjitur Digën nga ana e pishinave, mbi 15 metra lartësi e pjerrësi, ka marrë përpara pemë e shtylla dhe është përplasur në murin e digës nga ana e liqenit!

KA QENE I VETEDIJSHEM;

Ka dalë nga makina, ka hequr targat prej saj dhe ka ikur!!

Domethënë, ta mendosh të dehur bën gabim, ta mendosh të taposur nga malli bën gabim prapë;

Tipikisht idiot që ka bërë provë të ngjisë digën me makinë të forti!!