Aplikimet për pasaporta dhe letërnjoftime, Ministria e Brendshme jep njoftimin e rëndësishëm

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, datë 19 dhe 26 gusht. Kjo bëhet për të lehtësuar shërbimin për qytetarët që kanë ardhur me pushime në Shqipëri si dhe njëkohësisht të ripajisen me dokumente identifikimi dhe udhëtimi. 

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

NJOFTIM - ZYRAT E APLIKIMIT “IDENTITEK” TË HAPURA EDHE 2 TË SHTUNAT NË VIJIM
Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, datë 19 dhe 26 gusht.


Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.
Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni.
Kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.