Aksident i trefishtë në Pogradec, një person dërgohet në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pak momente më parë në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se dy mjete që kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtën korsi janë përplasur me njëra-tjetrën, me mjetin e parë që ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tretë të parkuar pranë një banese. Një prej mjeteve drejtohej nga një shtetas i huaj. 

Sipas informacioneve paraprake një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.