Maturantët në dilemë, duan të veshin bluzën e bardhë, por në peshore kanë pagesën e tarifës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 18:26
Provimi për tu pranuar në mjekësi ka përfunduar për gjysmën e kandidatëve, por vetë nxënësit vijojnë të jenë në dilemë.
Ëndrrën për të veshur bluzën e barë nuk e kanë për të shërbyer në vend, por në peshore kanë pagesën e tarifës përmes së cilës marrin vizën për të punuar jashtë vendit pas studimeve.
Por ka nga ata të rinj që e shikojnë arsimin si borxh për vendin.
Nga 10 data të vendosura për testin 5 janë ezauruar, ndërsa lista e fituesve për 400 kuotat do të dalë në fund të muajit.
