Lidhja e Beqajt me "Sterilizimin", Qyno: SPAK të hetojë ish-ministrin, i'u refuzua viza për Amerikë
Gazetari Elton Qyno ishte në studion e Ora News ku foli për koncensionin e sterilizimit.
Qyno tha se kanë dale detaje të reja që implikojnë ish ministrin Ilir Beqja dhe se këtij të fundit i është refuzuar viza për Amerikë.
"Rrapaj e Rjepaj, në sinkron për koncesionin me afat 10 vjeçar. SPAK duhet të ngrejë stekën e hetimit tek ish ministri Beqja. Shkelje dhe pabarazi në tendera, fituesi ishte i paramenduar. Situata e Beqaj në aspektin ligjor mori një goditje kur Rama e futi atë në një delegacion për të udhëtuar në Amerikë dhe Beqajt iu refuzua viza.
Është ndjekur praktika e njëjtë sic është ndjekur me Arben Ahmetaj. Ka fryrje faturash dhe operacionesh, janë bërë të gjitha manovrat për të vjedhur nga buxheti i shtetit. Fillimisht koncesioni ka dalë me humbje, dhe për të rritur fitimin kompania operacionet e thjeshta i ka marrë dhe i ka futur në dobitë e këtij koncensioni.
Një pjesë e operacioneve u transferuan tek spitalet private. "Saniservice" është një bashkim kompanish e regjistruar nga Ilir Rrapaj 1 muaj para koncensionit në Kosovë. Kompania që është pronare e koncesionit është ajo e Ilir Rrapaj. Kompania e tij nuk ishte e certifikuar për këtë punë", tha ndër të tjera gazetari Qyno.
