16-vjeçari rrëzohet nga trampolina në liqenin e Ohrit, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 21:53
Një 16-vjeçar është rrezuar aksidentalisht nga trampoline në Liqenin e Ohrit mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, ku 16-vjeçar u rrëzua teksa ishte duke luajtur.
Ai transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
