Yuri Kim takon David Wisner: Partneritet i fortë dhe bashkëpunim i vazhdueshëm Shqipëri-SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2023, 17:25
I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmëssekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.
Ndihmëssekretarja në Detyrë e uroi Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri.
Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
