Dërguan në SPAK “Sterilizimi”, Nisma Thurje: Të arrestohet Beqaj dhe t’i konfiskohet pasuria!
Nisma Thurje, ajo që ishte e para që dërgoi në SPAK dosjen e sterilizimit në Shëndetësi, kërkoi arrestimin e ish-ministrit Beqaj dhe të sekuestrohet pasuria e vjedhur.
Ata inkurajojnë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj.
“Të arrestohet ish ministri Beqaj dhe të sekuestrohet pasuria e vjedhur! Nisma Thurje përgëzon SPAK-un për arrestimet e sotme. Çdo hap në avancimin me hetimin e kallëzimit të depozituar nga Nisma Thurje në Dhjetor të vitit 2019 është një hap në drejtim të rikthimit të besimit tek drejtësia.
I inkurajojmë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes.
Gjithashtu presim që paratë që i janë vjedhur shtetit shqiptar të konfiskohen dhe t'u rikthehen shqiptarëve. Vilat që janë ndërtuar me paratë e sterilizimit të kthehen në qendra shëndetësore shtetërore. Populli shqiptar i ka sytë nga drejtësia e re. Katër vite kanë kaluar që nga denoncimi ynë. Nuk ka më kohë për të humbur.”
