Abuzoi seksualisht me një vajzë, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë
Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 19 vjeçare. F.O 32 vjec banues në Kuçovë është kallëzuar nga një 19 vjeçare se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjatë kontrollit në banesën e 32 vjeçarit, policia gjeti dozë kanabis sativa.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij.
Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


