"Sterilizimi", Qyno: Ish-ministri Beqja ka përgjegjësi penale, fryhej numri i operacioneve që bëheshin në spitale
Gazetari Elton Qyno ka qenë i ftuar në studion e Ora News, ku ka folur për konçesionin e sterilizimit.
Qyno tha se ish ministri Beqja ka një përgjegjësi penale duke nisur nga shpërdorimi i detyrës deri tek ndjekja penale.
"Sterilizimi në spitalet, në garë kompani prestigjoze të huaja. Autoklavat, dhuratë nga qeveria kompanisë koncensionare. Ilir Beqja ka një përgjegjësi penale duke nisur nga shpërdorimi i detyrës deri tek ndjekja penale. Janë pyetur infermierët, mjekët, sanitaret.
Ajo që është më e rënda është fakti se shumë operacione në spitalet e shtetit pët shkak të këtij skandali u transferuan tek spitalet private. Nga të gjithë ministrat dhe ish ministrat, Cani është personi që ka shkuar më shumë në drejtësi. Është një ministër që është pyetur edhe për cështjen e inceneratorëve. Ka qenë 3-4 herë në organet e drejtësisë. Fryhej numri fiktiv i operacioneve që bëhej në spitale. Brenda një kohë të shkurtër janë dhënë 4 koncesione tek subjektet private", tha ndër të tjera Qyno.

