Ja çfarë tha ish-ushtari i UÇK-së para togave të zeza në Apel: Po ekstradohem për hatër të Serbisë
Ka dalë sot në Gjykatën e Apelit gjyqi për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale ne Prishtine. Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, trupa gjykuese e drejtuar nga gjyqtari Genc Shala ka lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn.
Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua. Ndërkohë është zbardhur dëshmia e Dritan Goxhajt në gjykatën e apelit.
Goxhaj: Cfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë? I kam shërbyer vetem vendit tim Kosovës. Nuk kam kryer asnjë krim.
Avokati i Goxhajt: Arrestimi bie ndesh me konventat dhe kushtetutën. Kërkesa për ekstradim tërësisht politike. Kërkesa për ekstradim për ti bërë qejfin Serbisë.


