Koncensioni i sterilizimit, Shabani: Drejtësia e vjetër i mbylli dosjet, ish-ministri Beqja të ndëshkohet
Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani ishte i ftuar në Ora News përmes një lidhje "Skype". Shabani foli për arrestimet për rastin e konçensionarit të sterilizimit.
"Drejtësia e vjetër nuk i pa shkeljet, mbylli dosjet. Shkeljet janë evidente, janë shumë të hapura. Unë e kam parë atë kontratë, dhe një shifër aq e madhe finaciare më duket e pamundur të jetë bërë pa dijeninë e Ilir Beqajt. Besoj se do ishe e drejtë që ish ministri Beqja të ndëshkohet. Pasuria e vjedhur ti kthehet shqiptarëve.
Ne paguajmë taksa dhe këto para vidhen. Ky është një rast dhe nuk është i vetmi. Në rastin e check up, jemi kundër privatizimeve që janë bërë në Shqipëri pasi ka abuzime. Kudo që ka pasur privatizime ka pasur edhe vjedhje. Sot në kushtet ku jemi të gjitha marrëveshjet e privatizimit janë me rrisk të lartë për korrupsion. Opozita të ngrejë një komison hetimor. Gradualisht do sjellim në Shqipëri ndryshimin që ka ndodhur në rajon.
SPAK nëse konstaton pasuri që nuk justifikohen dot, i konfiskon. Pasi SPAK ti marrë këto pasuri, të vihen në shërbim të shoqërisë. Këtu është ndërtua një sistem ku këta vjedhin zgjedhjet për të fituar Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë ër të vjedhur zgjedhjet. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, duhet hetuar pse Bashkia Tiranë ka paguar për një shërbim që nuk është kryer", tha ndër të tjera Shabani.


