Mbishkrimi “Dardania” Culaj: Zbulim shumë i rëndësishëm, tregon lashtësinë e zonës
Në një intervistë për Ora News, arkeologu Ilir Culaj u shpreh se gjatë gërmimeve në mozaikun e katedrales ka dalë një mbishkrim ku thuhet se Justiniani i Madh dhe gruaja e tij e dedikojnë atë katedrale për Dardaninë.
Ai tha se autorët antikë tregojnë për ndërtimet dhe rindërtimet e shumta në këtë zonë si dhe për origjinën e këtij perandori nga Dardania.
Culaj: Gjatë gërmimeve në mozaikun e katedrales ka dalë një mbishkrim ku thuhet se Justiniani i Madh dhe gruaja e tij e dedikojnë atë katedrale për Dardaninë. Kjo është risia për ne që është shkruar në latinisht. Ne e kemi njohur Ulpianën antike, pasi është themeluar në kohën e Perandorit Trajan në shekullin e dytë, por pastaj është rindërtuar nga Justiniani i Madh. Thirrja si qyteti i Dardaninë ka qenë e panjohur dhe e rëndësishme për ne.
Autorët antikë na tregojnë për ndërtimet dhe rindërtimet e shumta dhe për origjinën e këtij perandori nga Dardania. Nuk është se e kemi pasur një mbishkrim faktik se Dardania ekziston. Shkrimi do të publikohet i tëri dhe do të mund ta shohin të gjithë. Ky është një informacion shumë i rëndësishëm dhe po bëhet një zhurmë e madhe gjithandej.
