Luigi Soreca rikthehet me detyrë sërish në Tiranë, ja posti që do të mbajë

Luigi Soreca do të rikthehet në Shqipëri si shef i Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë, pak më shumë se një vit pas largimit nga vendi ynë!

Burime të sigurta konfirmuan për Ora News se diplomati italianë do të rivjen si përfaqësues i Brukselit në Tiranë për të zëvendësuar ambasadoren Christine Hohmann e cila largohet nga Shqipëria para përfundimit të mandatit.

Soreca, do të marrë detyrën më 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë përkohësisht deri në emërimin dhe mbërritjen e ambasadorit të Ri të BE në Shqipëri.

Diplomati italian erdhi në Tiranë në shtator të 2018-ës, duke pasur një përvojë shumëvjeçare në çështjet e migracionit dhe sigurisë.

Ai pasoi në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë diplomaten kroate, Romana Vlahutin.

Përgjatë 42 muajve të qëndrimit në vendin tonë si ambasador i BE, Soreka ishte i përfshirë në çështjen e reformës në Drejtësi si dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, bashkë me ambasadoren e SHBA, Juri Kim që tashmë është larguar në detyrë në departamentin Amerikan të Shtetit. 

Ai Tiranën për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel, por edhe në një prej ditëve më të rëndësishme të jetës sic është martesa, tregoi lidhjen e fortë me vendin tonë, teksa veshi një kostum tradicional shqiptar.

Ndërsa Rikthimi i Sorekës në Shqipëri vjen në një kohë të rëndësishme në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidave të tjera të unionit e më gjerë!

Christine Hohmann ia postin e ambasadores së BE në Tiranë për tu rikthyer në shërbimin e brendshëm diplomatik të Gjermanisë