Financial Times: “Karaibet e Evropës”, turistët vërshojnë në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë

Prestigjozja "Financial Times” e quan Shqiperine nje “Itali e vogel “ në një analizë për boomin e turistëve në vendin tonë të tërhequr nga bukuritë e natyrës dhe cmimet e kosnideruara të lira

Ne artikullin e gjatë theksohet se udhetimet e brendshme ne Itali jane ulur me 20,30% krahasuar me nje vit me pare për shkak të cmimeve, cka bëri që turistet nderkombetare te terhiqen ne plazhet e vendit tone per cmimet konkuruese

Me tej artikulli eshte i shoqeruar dhe me shifrat e eurostat sipas te cilave ne tremujorin e pare te po ketij viti, turistet e huaj qendruan 261 mije nete ne vendin tone,shifer ne rritje krahasuar me ate te nje viti me pare

“Financial Time” shkruan me tej se Shqiperia eshte nje nder vendet me te varfera ne rajon,e cila ka luftuar per dekada per te hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit te organizuar qe ka shtyre mijera shqipetare te emigrojne,por tani po gezon nje ringjallje ekonomike per shkak te fluskit te turisteve.

Ne shkrimin e tyre permendet dhe viziten e shkurter te kryeministres italiane Giorga Meloni, e cila zgjodhi ti kaloje pushimet e saj me familjen ne Vlore

Mediat italiane raportojne se sipas agjensise federale te statistikave te Gjermanise,cmimet e hoteleve dhe restoranteve ne Shqiperi ishin 56% me te uleta se ato te Gjermanise duke e bere kete atraksion per cdo pushues jo vetemper bukurine por edhe cmimeve te uleta.