Anila Hoxha: Kjo është nënë Ferideja, i ra të fikët në SPAK, i kanë marrë shtëpinë dhe nuk gjen drejtësi

Gazetarja Anila Hoxha shkruan se një grua e moshuar e quajtur Ferida ka humbur ndjenjat ditën e sotme te hyrja e SPAK-ut.

Ajo shton se asaj i kanë marrë shtëpinë dhe e kanë mashtruar, ndërsa sot ajo jeton me qira dhe me borxhe për të paguar avokatët.  

Hoxha: Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT! Të parën e takova në burgun e grave. E kishin harruar aty dhe si kreu i opozitës se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur një shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndertuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve , doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.

Nënë Ferideja e dyte, humbi ndjenjat sot ne derë të Spakut. I kane marrë shtëpinë. E kane mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë, nuk vlejnë asgjë. Ajo vazhdon të jetojë me qera, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për te paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili, një luftë në jetë? E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë diçka nëse shteti nuk reagon? Nënë Feridja është 80 vjeç dhe kushdo që je, kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobuzin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet.