Vrau me kaçavidë fqinjin e tij në Bulqizë, lihet në burg autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 16:51
Gjykata ka vendosur arrest me burg për 30 vjeçarin Dorjan Mema. Ky i fundit vrau me kaçavidë në Bulqizë 26 vjeçarin Dritan Manjani.
Ngjarja ndodhi në Shupenzë ku autori, Dorjan Dema ishte në një lokal deri vonë me viktimën, dhe më vonë janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë, ku ka ndodhur krimi.

