EMRI/ Tentoi t'i marrë me forcë varësen e floririt një vajze, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 13:18
26-vjeçar Pajtim Bekteshi ka rënë në pranga në Elbasan, pasi tentoi t'i marrë me dhunë varësen e floririt një vajze 28 vjeçareje.
26 vjeçari e ndoqi vajzën teksa ajo vizitonte kishën në lagjen "Kala".
Gjatë tentativës për ti marrë varësen, 26 vjeçari e ka dëmtuar vajzën. Shtetasi P.B që është arrestuar ishte me preçedentë të mëparshëm penal për vjedhje.

