Proçedohet 56-vjeçari në Kolonjë, u kap duke djegur dru të prera pa leje
Nje 56 vjeçar është proçeduar në gjendje të lirë nga policia e Kolonjës. 56 vjeçari ushtronte veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së qymyrit të drurit në kundërshtim me ligjin.
E.G 56 vjeç është konstatuar nga policia në fshatin Orgockë duke djegur lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme. Ky shtetas e ushtronte këtë aktivitet pa liçencën përkatëse.
Njoftimi i policise Kolonjë
Ushtronte veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së qymyrit të drurit, në kundërshtim me ligjin, procedohet në gjendje të lirë 56-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë konstatuar në fshatin Orgockë, Kolonjë, shtetasin E. G., duke djegur lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, për prodhimin e qymyrit, jashtë kushteve teknike dhe pa leje mjedisore. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas e ushtronte këtë aktivitet pa licencën përkatëse dhe sasinë e qymyrit të prodhuar e magazinonte në qytetin e Ersekës dhe e tregtonte në subjekte të ndryshme.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 56 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



