Operacioni "Flakët e Detit", zbardhen emrat e 6 personave të arrestuar
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni "Flakët e detit". Gazetari Edison Vatnikaj zbulon emrat e 6 personave të arrestuar.
Konkretisht te arrerstuarit jane shtetasit: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.
Më herët zv.drejtori i Policisë Sokol Bizhga doli në deklaratë për mediat ku theksoi se operacioni nisi në orën 22:00 të mbrëmjes së 14 gushtit dhe u përmbyll pasditen e djeshme në orën 18:00.
Ai tha se trafikantët i vunë flakën një veliere ku ndodhej drogë dhe pajisje të tjera sapo pikasën policinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, para cash: 45 mijë euro, 25 mln lekë të vjetra, paund, franga zvicerane e lira turke. Po kështu 25 kg kanabis janë gjetur në afërsi të vendit ku është mbytur veliera.



