Vakancat në KLGJ dhe KLP, SHBA thirrje magjistratëve shqiptarë të aplikojnë në sistem
Ambasada e Amerikës në Shqipëri njofton magjistratët e kualifikuar që të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Afati i fundit i aplikimeve është data 4 shtator 2023.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.
Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.
Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023


