“KADASTRA NË KOLAPS”/ Një ditë pas denoncimit, Dallëndyshe Bici “dush të ftohtë” drejtuesve të Kadastrës në rrethe": Riktheni urgjent shërbimin!
Një ditë pas denoncimit në “Ora News” të skandalit në Kadastrën e Shqipërisë për kolapsin që ka përfshirë këtë institucion prej më shumë se 1 muaji, si pasojë e projektit të dixhitalizimit të shërbimeve, drejtuesja e këtij institucionit Dallëndyshe Bici ka thirrur paraditen e sotme me urgjencë drejtorët e kadastrave në vend.
Burime nga ky institucion thanë për “Ora News” se drejtuesit vendorë të Kadastrës janë detyruar të nderpresin dhe lejet e pushimeve për t'u paraqitur në orën 11:00, ku është bërë me dije puna në kolaps që ka hasur ky institucion me aplikimet online.
Me tone të ashpra, mësohet se Bici i është drejtuar drejtorëve në prezencë edhe të përfaqësuesve juridikë të këtij institucioni, ku ka kërkuar marrjen në dorë të situatës dhe nisjes së dhënies rezultateve për përmirësimin e shërbimeve.
“Çdo jurist të marrë masa e të aplikojë deri në 20 praktika në ditë”, mësohet të ketë thënë në mbledhje.
Mbledhja është karakterizuar në debate të forta, nëse nuk ndryshon ritmi dhe shpejtësia e aplikimeve të qytetarëve të japin dorëqejen që nga juristët dhe punonjësi.
Mbledhja në fjalë vjen në kuadër të lajmit të publikuar dje në “Ora News”, shumë aplikime dhe animime janë bërë në këto 40 ditë nga noterë që kanë shitur banesa dhe ata që duan të blejnë, por nuk kanë arritur ta bëjnë pronë të tyre pikërisht për shkak se sistemi i Kadastrës gjendet në kolaps total.
Po ashtu, një tjetër problem i hasur gjatë këtyre javëve është dhe fakti që bllokimi i p[unës së Kadastrës ka ndikuar edhe të emigrantët shqiptarë, të cilët kanë shfrytëzuar sezonin e pushimeve verore për të ardhur dhe për të investuar në vendin e tyre kursimet e tyre.
Gjithsesi, le të shpresojmë që kjo mbledhje e paprecedentë e mbajtur sot dhe e thirrur me urgjencë nga drejtuesja e Kadastrës të shërbejë në rikthimin e këtij shërbimi në mënyrë që vetë qytetarët të të kenë mundësi të hipotekojnë pasuritë e tyre.
Denoncimi i Gent Prognit
Një ditë më parë eksperti i IT-së Genti Progni denoncoi masakrën që po i bëhet Kadastrës përmes projektit të dixhitalizimit.
Ndërsa thotë se drejtuesja e Kadastrës Dallëndyshe Bici është një kukull në krye të atij institucioni, ai tha se tenderi prej 40 milionë eurosh dhe realizimi i tij është i paracaktuar nga drejtuesja e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj.
Progni thotë se tenderi është i paracaktuar dhe do i jepet kompanisë së Ermal Beqirit, pavarësisht emrit të firmës fituese me letra.
Karcanaj dhe Beqiri, thotë Progni në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, kanë futur me kohë si drejtor IT në Kadastër ushtarin e tyre besnik, Ervin Muça.
“Është i njëjti person që pak ditë më parë u kap duke vjedhur databazën e policisë, ashtu si bëri me Tatimet.
Ervin Muça në qershor përgatiti projektin, termat e referencës, caktoi dhe fondin limit për vjedhjen e radhës nga buxheti i shtetit.
Mirlinda dhe Ermal Beqiri “bindën” Kryeministrin që ky proces do ishte revolucion në Shqipëri dhe nisën ta implementojnë me punonjësit “Soft & Solution” që hynin e dilnin lirisht nga zyrat e Kadastrës duke bërë një pilotim sa për të treguar se sistemi funksiononte”, shprehet ndër të tjera eksperti i IT-së, Gent Progni.





