Dita e dytë e testimit për mjekësinë, studentët dhe prindërit të ndarë për tarifën: Kontrata me detyrim, e padrejtë
Kjo e martë shënoi ditën e dytë të testimit të maturantëve të cilët kanë zgjedhur të ndjekin mjekësinë e përgjithshme. Pikët e marra mbi përgjigjet i morën menjëherë për shkak të provimit të digjitalizuar.
"Shumë mirë, mora 94".
Edhe në këtë ditë të dytë janë në mëdyshje nëse do të pranojnë të punojnë pesë vite në Shqipëri pas studimeve apo do të paguajnë tarifën.
"Varet nëse e fitojmë degën. Them se do ta firmosi kontratën sepse jo të gjithë kemi mundësi me pagu një shumë aq të madhe lekësh. Do ta mendoj më vonë, por besoj se do ta vazhdoj", thekson studentja.
Prindërit janë ata që duhet të përballojnë koston financiare, por edhe ata qëndrojnë të ndarë.
"Unë nuk e shikoj shumë të arsyeshme se studenti duhet të vejë atje ku ka dëshirën. Nëse do të specializohet të specializohet dhe më duket si një kusht i vështirë dhe 5 vjet është një kohë shumë e gjatë. E arsyeshme nuk më duket por do jemi të detyruar ta pranojmë nëse ata e vejn si ligj. Nuk është në dorën tonë ajo. E mira është të shërbejë në Shqipëri mos të shkojnë jashtë", shprehet prindi.
Deri në datën 23 gusht do t'i nënshtrohen testit rreth 1800 maturantë ,ku vetëm 400 prej tyre do të shpallen fitues. Me pikët e grumbulluara 70% e tyre do të vlersohen nga matura shtetërore ndersa 30% tjetër do të vlersohet nga testimi.



