PD kërkon bashkim në Kukës: Të dalim me një kandidat në zgjedhjet e 24 shtatorit
Partia Demokratike zyrtare i ka shtrirë dorën e bashkëpunimimit Grupit të Rithemelimit të Berishës në Kukës, për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetar Bashkie.
PD zyrtare thotë se vetëm të bashkuar e djathta mund ta fitojë kukësin, ndërsa Partia Socialiste duket se e ka gjetur përfundimisht kandidatin e saj për bashkinë veriore!
Nga Kukësi ku do të zhvillohen zgjedhjet lokale me 24 shtator, ka ardhur edhe propozimi për bashkimin e Partisë Demoratike për gjetjen e një kandidati të përbashkët!
Teksa kjo forcë policike shkon në zgjedhje e ndarë në 3 grupime, PD zyrtare atje u ka shtruar dorën e bashkëpunimit fraksioneve të tjera.
"Në kuadër të zgjedhjeve të datës 24 Shtator 2023 për kryetar bashkie, Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, bashkimin e tyre në një përfaqësim dinjitoz, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar.
Në deklaratën për shtyp të degës së PD zyrare në bashkinë Veriore thuhet se vetëm një kandidat I përbashkët do të mund të fitonte bashkinë!
"Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim për të mundësuar përfaqësimin dinjitoz të së djathtës shqiptare në garën për Bashkinë e Kukësit me një kandidat fitues dhe e hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që duan një kandidat të denjë për Kukësin dhe një Parti Demokratike fituese, si e vetmja shpresë për kthimin e pushtetit në duart e qytetarëve.
Zgjedhjet lokale në Kukës do të mbahen pas dorëheqjes së Safet Gjicit me 16 qershor të këtij viti, pasi atij ju publikua një video skandal teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij pak javë pasi kishte fituar zgjedhjet me 14 maj.
Teksa Partia Demokratike dhe Koalicioni Bashkë Fitojmë ende nuk dihet cilin do të kandidojnë për zgjedhjet e 24 qershorit, partia Socialiste duket se e ka gjetur kandidatin e tyre.
Prefekti Albert Halilaj duket se do të jetë kandidati i PS, ndërsa burimet thanë se ai ka nisur takimin me strukturat atje për përgatitjen për zgjedhjet.
Me 14 Maj Koalicioni Berisha-meta, kandidoj mjekun Admir Sinamati I cili humbi përballë Gjicit!



