Turizmi, Shahini: 50% e turistëve kosovarëve vijnë me pushime në Shqipëri, ja pse po zgjedhin Jugun
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve ishte i ftuar në studion e Ora News, teksa theksoi se 50 për qind e kosovarëve që kanë mundësi të bëjnë pushime zgjedhin Shqipëri, dhe se Durrësi e Jugu i Shqipërisë janë destinacionet më të preferuara të kosovarëve.
"50% e kosovarëve janë me pushime në Shqipëri. Durrësi është destinacioni i preferuar për kosovarët, por i preferuar është edhe jugu. Ulqini dhe Shqipëria janë destinacionet e preferuara të kosovarëve.
Infrastruktura rrugore është përmirësuar, cka ka bërë që të shtohen vizitorët. Ka përmirësim të shërbimeve por ka edhe rritje të cmimeve.
Shqipëria mbetet destinaconi që e preferojnë më shumë kosovarët. Rritja e cmimeve është arsyeja kryesore pse turistët ankohen. Mbi 75% e kosovareve kane qene 1 ose me shume here ne Shqiperi", tha ndër të tjera Shahini.


