Dëftesa tregtare për fermerët, qeveria harton draftin për ndihmat financiare. Borxhet përmes letrave më vlerë, mund të shlyhen me tokë ose prodhim

Dëftesa tregtare për fermerët, qeveria harton draftin për

Qeveria ka hartuar një projektligj, e cila parashikon dhënien e ndihmave financiare afatshkurtra ndryshe quajtur dëftesa tregtare për fermerët.

Për të mbuluar nevojat e fermerëve, qeveria ka hartuar planin e ndihmës, e cila do të shlyhet në dy mënyra. Së pari me anë të shlyerjes së kapitalit në mënyrë monetare ose rimbursimi me produkte bujqësore.

Një nga mënyrat që fermerët apo dhe eksportuesit do të mund të sigurojnë fonde për të investuar do të jetë dhe dëftesa tregtare.

Në këtë mënyrë të gjithë ata që do të kenë një numër të regjistrit të aktivitetit do të mund të nënshkruajnë dokumentin kundrejt financimeve apo dhe për të garantuar shitblerjet e prodhimit. 

Për të mos lejuar qarkullimin e dokumenteve, të formës së bonove, do të krijohet një agjenci e posaçme ku do të regjistrohen të gjithë veprimet mes palëve

Sipas draftit të hedhur për konsultim publik, në rast se fermerët nuk do të mund të arrijnë të shlyejnë paratë e marra ata do të mund ta rimbursojnë financuesin me produktet bujqësore të cilat do të vendosen si kolateral.

Ndërkohë në projektligj gjithashtu parashikohet dhe mundësia e vendosjes së një pasurie tjetër si garanci.

E gjitha kjo procedurë do të ndiqet në mënyrë online, ku fituesit e deftesës tregtare do të japin të dhënat e aktivitetit të tyre në formë elektronike Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare portalit, e cila do të mbikqyrë të gjithë procesin.

Afati i shlyerjes së shumës së marrë dhe kushtet që do të përcaktohen do të vendosen në bazë të kërkesës së fermerëve si dhe aktivitetit të tyre bujqësor.

Ndërkohë kreditori nuk ka të drejtë të ndërhyjë në veprimtarinë e biznesit të debitorit gjatë kryerjes së monitorimit.