“Arratisja e trurit”, Dollenberg: Ligji i ri s’e ndalon ikjen e mjekëve të rinj. Strategjia e Shqipërisë për të ndalur eksodin, totalitare

Aurora Dollenberg, Presidente e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” dhënë gazetares Siklajda Shorja theksoi se “është për të ardhur keq që një pjesë e të rinjve që diplomohen për Mjekësi i largohen Shqipërisë”, dhe shumica e tyre i bashkohet skemave të vendeve evropiane, shtoi ajo.

“Ajo që është positive, është fakti se një pjesë e mirë e tyre shprehin dëshirën e tyre që në një të ardhme të afërt të kthehen në Shqipëri. Por nga ana tjetër është një gjë e mirë pasi edhe në vendet e Evropës ka nevojë për mjekë shqip-folës.

Një përqindje e lartë e mjekëve shqiptarë janë në Zvicër dhe shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën për të kontribuar”, u shpreh Dollenberg.

Lidhur me ligjin e ri të qeverisë për të ngrirë shpërndarjen e diplomave të studentëve që diplomohen në Mjekësi, mund të quhet një masë parandaluese, por që nuk e frenon ikjen e atyre që duan të ikin.

“Por më keq akoma, do i nxisë të rinjtë që ta mallkojnë atë vend po vijoi me bllokimin e diplomave. Ajo që është për të ardhur keq është mënyra se si Shqipëria ka zgjedhur të reagojë për ndalimin e eksodit të mjekëve.

Pasi shembuj pozitivë ka plot në Evropë, sin ë Gjermani, në Itali, ku shteti ka nxitur forma dhe startegji ët ndryshme për të nxitur diplomimin në mjekësi. Shqipëria po ndjek rrugë totalitare për këtë fenomen ”, u shpreh Aurora Dollenberg.