Tronditëse/ Sekuestrohen rreth 10 mijë doza ekstazi në Tiranë, vinte nga Kosova, disa persona të ndaluar

Tronditëse/ Sekuestrohen rreth 10 mijë doza ekstazi në
Ekstazia e stampuar me logon e Louis Vuitton e sekuestruar nga Policia e Tiranës

Në Tiranë janë sekuestruar rreth 10 mijë doza ekstazi, ndërsa mësohet se ka disa persona të ndaluar.

Operacioni i antidrogës së Tiranës ka vënë në pranga 5 persona pasi merreshin me shitjen e lëndëve sintetike kryesisht ekstazi.

Droga sigurohej nga Kosova, ndërsa më Tiranë paketohej dhe ndahej në doza për klubet e natës në kryeqytet dhe plazhe.