Aksident në aksin Kuçovë-Kozare/ Automjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferi 33-vjeçar

Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kuçovë-Kozare.

Raportohet se një mjet është përmbysur në mes të rrugës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 33-vjeçar me inicialet A.H., i cili është transportuar në spital.

Mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe i riu më pas ka humbur kontrollin në një kthesë dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Dyshohet se burim aksidenti ka qenë shpejtësia, por edhe mungesa e ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.