FOTOLAJM/ "Kush ka etje, të pijë ujë" Gjesti i veçantë nga Fieri në këto ditë të nxehta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2023, 11:11
Vendi ynë po përballet prej disa ditësh me temperatura të larta.
Teksa nuk ka munguar masat e marra nga institucionet për përballimin e të nxehtit, nuk ka munguar as solidariteti i qytetarëve.
Në një dyqan në Fier është vendosur një bidon uji ndërsa në një letër është shkruar:
"Kush ka etje, të pijë ujë."
