Lulzim Basha bën mbledhjen e parë si kryetar i PD-së, por vjen 30 minuta me vonesë në takimin me Kryesinë
Një ditë pas zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve të partisë.
Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme, Basha e ka nisur fjalimin e tij me një falënderim për punën e bërë për zgjedhjet e djeshme.
“Falënderim për punën e bërë gjatë ditës së djeshme”, mësohet se i është drejtuar Basha të pranishmëve.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, disa nga pjesëmarrësit në mbledhje janë Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa, apo edhe Endri Hasa.
Nderkaq mësohet se në orën 20:00 do të bëhet mbledhja e Kryesisë, mbledhja e cila nuk do të bëhet në hotel, por ajo do të zhvillohet në zyrat e PD.
“Nesër (sot), date 30 Korrik 2023, ora 20:00 do të bëhet mbledhja e kryesisë në zyrat e PD. Faleminderit!”, thuhet në mesazhin e PD-së.
E ndërsa kishin kaluar 30 minuta nga ora 20:00 kur dhe është thirrur ky takim, gazetari Isa Myzyraj bën me dije nga selia se Lulzim Basha është paraqitur në mbledhje, gjysem ore me vonese.
Të pranishëm
1 Fitim Zekthi
2 Taulanda Jupi
3 Arbi Agalliu
4 Gazmend Koduzi
5 Oriola Pampuri
6 Gentian Gaba
7 Kreshnik Çollaku
8 Flutura Açka
9 Merita Bakiu
10 Xhemajl Gjunkshi
11 Enkelejd Alibeaj
12 Taulant Zeneli
13 Endri Hasa
14 Indrit Sefa
Në mbledhjen me Kryesinë, pritet të diskutohet se si do të zhvillohen hapat e mëtejshëm, për ta nxjerrë PD-në nga ngërçi, por dhe një zgjidhje për problemet politike.
Një grup i rëndësishëm mungon në mbledhje, kryesuar nga Gazment Bardhi, i cili i kundërshtoi kategorikisht zgjedhjet e djeshme.
Nuk janë në mbledhje:
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Bledjon Nallbati
Dhurata Cupi
Dashnor Sula
Juela Hamati
Jonila Godole
Kanë dhënë dorëheqjen:
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj
Nga Grupi që ka mbështetur Bashën mungojnë:
Roland Bejko
Agron Kapllanaj
Lulzim Basha fitoi drejtimin e Partisë Demokratike me rreth 90% të votave. Nga 25 mijë anëtarë, kanë qenë gjithsej 18052 votues, ku vetëm 199 fletë kanë qenë të pavlefshme.







